LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu filmohet duke thënë se ndërmjetësimi i Katarit është “problematik”, kritikon edhe SHBA-të

Netanyahu filmohet duke thënë se ndërmjetësimi i Katarit është “problematik”, kritikon edhe SHBA-të

Televizioni izraelit Channel 12 ka transmetuar incizimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që u thotë familjeve të pengjeve që po mbahen në Gazë se është “problematike” që Doha po vepron si ndërmjetëse në konflikt.

Netanyahu shfaqi gjithashtu zhgënjimin me Shtetet e Bashkuara për “mos ushtruar më shumë presion mbi shtetin e Gjirit që është shtëpia e liderëve të Hamasit”, raporton Times of Israel.


Më parë, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Katarit vlerësoi përpjekjet pozitive të ndërmjetësimit, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke zhvilluar bisedime serioze me të dyja palët. I kemi paraqitur ide të dyja palëve. Ne vazhdimisht marrim përgjigje nga të dyja palët, që në vetvete është një arsye për optimizëm”, tha Majed Al Ansari në një konferencë për media.

Në lidhje me propozimin e Hamasit për t’i dhënë fund luftës dhe lirimin e pengjeve izraelite, Netanyahu mbetet kokëfortë dhe thotë se nuk dëshiron ta pranojë atë.

“Punoj në këtë ditë dhe natë. Por më lejoni të jem i qartë: Unë i refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të përbindëshit Hamas”, tha ai.

Netanyahu tha se Hamasi kishte kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Nëse jemi dakord me këtë, ushtarët tanë kanë rënë kot. Nëse pajtohemi me këtë, nuk do të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri i Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori