LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja shqiptare sulmohet për formën e tij të dobët, Adeyemi: Vetëm unë jam fajtor, lëreni të qetë atë

Këngëtarja shqiptare sulmohet për formën e tij të dobët, Adeyemi: Vetëm unë jam fajtor, lëreni të qetë atë

Karim Adeyemi ka marrë kritika të shumta kohëve të fundit për shkak të formës së tij jo të mirë, por nuk ishte vetëm ai që është kritikuar.

Sulmuesi i talentuar gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave nga tifozët e Dortmund, por edhe nga mediat që e kanë akuzuar se pikërisht kjo është fajtore për formën e tij të dobët.


22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, derisa ka vetëm dy gola dhe dy asistime.

Adeyemi i është përgjigjur kritikave ndaj Loredanës dhe formës së tij të dobët në një intervistë që ka dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmund në YouTube.

Shpresa e madhe e futbollit gjerman ka thënë se është e padrejtë të kritikohet e dashura e tij, pasi për formën e tij të dobët është vet ai fajtor dhe dëshiron që të përmirësohet në vitin 2024.

"Të dua përgjithmonë", Loredana Zefi uron të dashurin Karim Adeyemi për ditëlindjen e 22-të
Lexo po ashtu "Të dua përgjithmonë", Loredana Zefi uron të dashurin Karim Adeyemi për ditëlindjen e 22-të

“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë”.

“Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurd”, tha Adeyemi.

Vazhdon rënia e Karim Adeyemit, përzgjedhësi gjerman Nagelsmann i zhgënyer me refuzimin e ftesës së Gjermanisë U21
Lexo po ashtu Vazhdon rënia e Karim Adeyemit, përzgjedhësi gjerman Nagelsmann i zhgënyer me refuzimin e ftesës së Gjermanisë U21

“Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time. Sigurisht që do të doja të isha në Evropian dhe të luaja, por së pari duhet të kthehem në formë dhe jam vetëm unë që duhet kritikuar për paraqitjen time në fushë”, deklaroi sulmuesi i Borussia Dortmund.

BVB pagoi 30 milionë euro për transferimin e Adeyemit nga Red Bull Salzburg, por lojtari i talentuar gjerman është ende larg pritshmërive në Sinal Iduna Park. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kalo në kategori