LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Brien, dalin fotografitë nga Shkupi

Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Brien, dalin fotografitë nga Shkupi

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fitografitë.


“Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, ka shkruar Rama.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.

Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

James O'Brien arriti në Shkup, Mariçiq: Përkrahja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut vjen çdoherë në kohë të vërtetë
Lexo po ashtu James O'Brien arriti në Shkup, Mariçiq: Përkrahja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut vjen çdoherë në kohë të vërtetë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore.

Në dy postime të bëra në “X” lidhur me këtë ngjarje, Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori