LAJMI I FUNDIT:

Arizona State University është universiteti i parë që lidhë partneritet me ChatGPT – partneri strategjik i UNI – Universum International College

Arizona State University është universiteti i parë që lidhë partneritet me ChatGPT – partneri strategjik i UNI – Universum International College

Arizona State University, i njohur për vizionin inovativ dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë, ka ndërmarrë një hap madhor në të ardhmen e edukimit përmes bashkëpunimit  me ChatGPT, kompaninë lidere për zhvillimin e intelegjencës artificiale të udhëhequr nga shqipëtarja, Mira Murati. Ky partneritet, sjell përfitime të jashtëzakonshme jo vetëm për Arizona State University, por edhe për UNI – Universum International College, partnerin e tij strategjik në Kosovë.

Bashkëpunimi në mes Arizona State University dhe OpenAI sjell aftësitë e avancuara të ChatGPT në arsimin e lartë, duke vendosur një stad të ri për mënyrën sesi universitetet sigurojnë mësimnxënien, kreativitetin dhe rezultatet e studentëve. Një nga rezultatet më kryesore të këtij bashkëpunimi është potenciali për të personalizuar procesin e mësimit për studentët. 

Sipas portalit lider botëror CNBC, Arizona State University planifikon të krijoj profesorë të personalizuar për studentët, asistent virtual dhe shoqërues studimi duke përdorur teknologjinë e intelegjencës artificiale që do t’u ndihmoj për lëndë, tema dhe aftësi tjera.

Duke filluar nga shkurti 2024, Arizona State University do të pres aplikime nga profesorët e universitetit dhe stafi se si do të zbatohen përdorimet inovative të ChatGPT. Tri fushat kryesore që universiteti do të përqendrohet janë: rritjen e suksesit të studentëve, krijimin e rrugëve të reja për hulumtime inovative dhe përmirësimin e proceseve organizative.

Kjo nismë vazhdon të kontribuoj në përkushtimin e Arizona State University në përdorimin e inteligjencës artificiale në çdo formë të mundshme. Për momentin, ky universitet ka 19 qendra, iniciative dhe laboratore të dedikuara ekskluzivisht të eksplorojnë modele të intelegjencës artificiale.

“Nëse viti i kaluar u konsiderua si viti i inteligjencës artificiale, atëherë 2024 do të jetë koha për përdorim praktik dhe eksplorim për të shfrytëzuar fuqinë e vërtetë të kësaj teknologjie,” tha Gonick, shef përgjegjës i informacionit në Arizona State University.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori