LAJMI I FUNDIT:

Njëqind ditë që kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – mendja tek 130 pengjet që ende s’u kthyen

Njëqind ditë që kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – mendja tek 130 pengjet që ende s’u kthyen

Izraeli si një vend i lindur nga fatkeqësitë dhe lufta, njëqind ditë më parë u përball me kërcënime për vetë ekzistencën e tij.

Ngjarjet e 7 tetorit u përkujtuan së fundmi nga mijëra njerëz në Tel Aviv. Më e rëndësishmja në mendjen e të gjithëve ishin 130 pengjet e rrëmbyera nga Hamasi që ende mbahen në Gazë, dhe nuk dihet se a janë gjallë, transmeton Telegrafi.


Më 7 tetor mijëra luftëtarë të Hamasit të armatosur rëndë u vërsulën në Izrael dhe vranë të paktën 1,200 njerëz, pasi mbrojtja izraelite u kap plotësisht në befasi.

Imazhet e qindra të rinjve duke ikur për të shpëtuar jetën në festivalin Nova ku u vranë 360 njerëz dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen, tronditën Izraelin.

Në ngjarjen përkujtimore në Tel Aviv morën pjesë edhe familjarët e të zhdukurve, të cilët mbanin postera dhe bluza me fytyrat e të dashurve të tyre.

“Janë 130 njerëz, kryesisht civil, të cilët mbahen pa ilaçe dhe nuk iu lejohet vizita”, tha Yossi Schneider, i cili dukej i zemëruar që nuk ka informacione mbi mirëqenien fizike ose mendore të familjarëve të tij të rrëmbyer.

“Janë tre breza të familjes sime që janë zhdukur. Tre breza të familjes sime! Dhe bota po hesht, e po na kërkon të jemi të qetë. Nuk duroj dot më”, shtoi Schneider.

Shumica e të pranishmëve në ngjarjen përkujtimore, thanë se 7 tetori ishte kërcënimi më i madh me të cilin është përballur ndonjëherë Izraeli. Ndërsa kthimi i sigurt i pengjeve është prioriteti i tyre absolut, shumë janë dakord me qëllimet e luftës në Gazë, dhe pak zëra ka që bëjnë thirrje për tolerancë dhe bashkëjetesë.

Ushtria izraelite iu kundërpërgjigj sulmit nga Hamasi, duke filluar një fushatë bombardimi në Gazë, gjithmonë me synim shkatërrimin e grupit militant, e jo vrasjen e civilëve.

Por, numri i civilëve të vrarë nga bombardimet izraelite ka qenë i madh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 23 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa 85 për qind e popullsisë palestineze thuhet se është zhvendosur.

Që atëherë, pjesa më e madhe e territorit palestinez është shkatërruar, dhe duket se Hamasi është dobësuar e është bërë pothuajse i pafuqishëm.

Një prej personave të zhvendosur është edhe Faten Abu Shahada, e cila ka nevojë për dializë të rregullt të veshkave, arsye kjo pse ajo dhe familja e saj janë detyruar të zhvendosen në jug të vendit.

“Gaza është shkatërruar. Nuk ka mbetur Gaza, as spitale, as arsim. Fëmijët tanë kanë humbur vitin shkollor. Gaza nuk jeton më”, tha Faten.

Ndërsa lufta po vazhdon me intensitet mjaft të lartë, Izraeli po përballet me presionin ndërkombëtar për një armëpushim, shkaku i numrit të lartë të civilëve të vrarë.

Edhe SHBA-ja si aleati më i ngushtë izraelit, vazhdimisht e ka theksuar se numri i viktimave civile është “shumë i lartë”.

Madje, presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se Izraeli po e humbet mbështetjen në mbarë botën duke “bombarduar pa dallim”.

Edhe pse kjo luftë ka filluar tash e njëqind ditë, pritet të zgjasë ende më shumë, e këtë mendim e ka edhe gazetari Gideon Levy, i gazetës izraelite Haaretz.

“Lufta në formën e saj akutale do të zgjasë për aq kohë sa amerikanët do ta lejojnë Izraelin ta bëjë atë”, tha Levy. “Nëse Izraeli nuk tërhiqet nga Gaza, do të ketë rezistencë. Dhe nëse ka rezistencë, do të ketë hakmarrje”.

Trupat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Hamasin në Gazën qëndrore dhe jugore, andaj përfundimi i luftës duket se është larg synimeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo për faktin se, qëllimi i Izraelit është mposhtja dhe shkatërrimi i Hamasit, qëllim ky i cili ende nuk është arritur.

Duke u bazuar në këto fakte dhe opinione nga të tjerët, e ardhmja e popullatës në Gazë, duket se do të jetë mjaft e zymtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Azia
Kalo në kategori