Politikanët në Kosovë janë përfshirë në një debat publik në rrjetet sociale, duke bërë ‘gara’ se kush është më meritori sa i përket kërkesës që ka bërë Kosova për blerjen e raketave anti-tank ‘Javelin’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlera e të cilave arrin 75 milionë dollarësh.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa e quajti të vonuar këtë kërkesë, tha se blerja e raketave ka qenë në planin 10-vjeçar të zhvillimit të ushtrisë, transmeton Telegrafi.
“Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm”, thotë Haradinaj në postimin e tij në Facebook.
Madje, Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se Qeveria duhet të jep llogari se pse është vonuar kjo blerje.
“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, theksoi ai.
Por, për deklaratat e Haradinajt reaguan nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli tha se ka publikuar disa grafike ku tregon se sa ka qenë buxheti për armatim gjatë qeverisjes së Haradinaj, dhe tani sa është rritur buxheti gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
“Për lajmin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti tank “Javelin” paska reaguar edhe kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj. Thënë të drejtën kam pritur që këtij lajmi por mbi të gjitha, vëmendjes dhe angazhimit të Qeverisë Kurti për të investuar në Mbrojtje dhe Siguri do t’i gëzoheshin të gjithë, por ja që nuk po del ashtu”, thotë ai.
Tutje, ai ka shkruar “Unë nuk do flas shumë por me argumente të dokumentuara përmes këtyre dy fotove grafike të tregoj të vërtetën rreth pretendimeve të z.Haradinaj dhe të gjithë opozitës që nuk duan të pranojnë rezultatet e investimeve në mbrojtje e siguri gjatë kësaj pjese të mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti”.
Për blerjen e armatimit nga SHBA, pati reagime edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se blerja e armatimit ishte negociuar nga ish-kryteari i partisë, Kadri Veseli.
“E vërteta e blerjes se armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018. Një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020”, ka pohuar ai.
Më tej, ai ka theksuar se qeveria duhet të jap llogari se pse ka pasur vonesa në procesin e blerjes.
“Pse ka pas vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm. Sot, kur dezertorët dhe sabotuesit e luftës çlirimtare flasin për luftë e kupton hipokrizinë e këtij pushteti, që abuzojnë me sigurinë e vendit për popullizëm elektoral. Krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë , Kosova vendi ynë do të jetë e sigurt vetëm me anëtarësimin në NATO dhe aleance të përhershme me SHBA dhe BE”, vijon reagimi i tij në Facebook.
Një reagim rreth këtyre zhvillimeve e ka bërë edhe ish-ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në reagimin e tij, Mehaj thotë se ky investim për ushtrinë ka nisur gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.
“Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”, potencoi ai.
Mes tjerash ai ka shkruar se “ për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim”.
Çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin” dhe si funksionojnë?
Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.
Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.
Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje