Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.
“Sot, në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të rrezikuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Four @RoyalAirForce Typhoons have conducted precision strikes on two Houthi military targets alongside US forces.
The threat to innocent lives and global trade has become so great that this action was not only necessary, it was our duty to protect vessels & freedom of navigation pic.twitter.com/tbN7ncJYpF
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) January 12, 2024
Biden shtoi se ai “nuk do të hezitojë të drejtojë masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin tonë dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare sipas nevojës”.
Forcat amerikane dhe të koalicionit “ekzekutuan sulme të qëllimshme në mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante Houthi të mbështetur nga Irani, duke përfshirë pikat kyçe të komandës dhe kontrollit, depot e municioneve, sistemet e lëshimit, objektet e prodhimit dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore”, sipas një deklarate nga Komandanti Qendror i Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneral Let. Alex Grynkewich.
Më shumë se 100 municione të drejtuara me saktësi “të llojeve të ndryshme” u përdorën, tha ai.
Siç vë në pah CNN, sulmet janë një shenjë e alarmit ndërkombëtar në rritje mbi kërcënimin ndaj një prej rrugëve ujore më kritike në botë.
Për javë të tëra, SHBA-ja kishte kërkuar të shmangte sulmet e drejtpërdrejta në Jemen për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës në një rajon që tashmë po ziente nga tensioni ndërsa lufta Izrael-Hamas vazhdon, por sulmet e vazhdueshme Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare e detyruan koalicionin të vepronte.
Megjithëse SHBA-ja ka kryer sulme kundër tyre në Irak dhe Siri që nga shpërthimi i luftës në Gaza, kjo shënon sulmin e parë të njohur kundër Houthi në Jemen.
On Jan. 11 at 2:30 a.m. (Sanaa time), U.S. Central Command forces, in coordination with the United Kingdom, and support from Australia, Canada, the Netherlands, and Bahrain conducted joint strikes on Houthi targets to degrade their capability to continue their illegal and… pic.twitter.com/bR8biMolSx
— U.S. Central Command (@CENTCOM) January 12, 2024
Një zyrtar i lartë ushtarak u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje se ai nuk mund të jepte një përqindje të saktë të aseteve Houthi që u shkatërruan në sulme, por se ishin “të rëndësishme”.
Ai shtoi se municionet e drejtuara me precizion u përdorën për të shkatërruar objektivat “dhe gjithashtu për të minimizuar dëmin kolateral”.
“Ne absolutisht nuk synonim qendrat e popullsisë civile. Ne po synonim kapacitetet shumë specifike, në lokacione shumë specifike, me municione precize”, ka thënë zyrtari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë