Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një pengesë për jetësimin e reformave në drejtësi dhe në fusha të tjera.
Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, përmes një konference për media ka thënë se partitë opozitare e kanë ‘shpëtim’ Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që reformat në drejtësi të mos jetësohen.
“Mendoj që është fakt që një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave jo vetëm në drejtësi por edhe në fusha tjera është Gjykata Kushtetuese. Pse po e them këtë? Sepse opozita po e konsideron si ‘shpëtim’ në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi, qoftë në aspektin ekonomik financiar, mirëpo edhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike, por jo vetëm”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese është duke i vonuar aktgjykimet me muaj të tërë e të cilat siç tha Haxhiu po zgjasin edhe deri në një vit.
“Fakti që Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë se: Gjykata Kushtetuese për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit t’i trajtojë brenda dy muajve e në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marr një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që kjo përbën problem sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund t’i përfundonim para një viti për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk i ka trajtuar me prioritet dhe në ndjeshmërinë e njëjtë sikurse e kanë qytetarët e Republikës së Kosovës jemi detyruar që të presim e presim…”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251