LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme

KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) informon se rivotimi i sotëm i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave në vuajtje të dënimit me burgim dhe personave të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar të cilët i përkasin vendvotimeve ku është mbajtur rivotimi, është zhvilluar pa probleme, pa parregullsi të raportuara.

KSHZ-ja sot njoftoi se në vendvotimet ku po rivotohet në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollneni dhe Strugë, kanë votuar 43 nga gjithsej 45 persona të paraqitur si të sëmurë ose të pafuqishëm.

Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar të 4 personat e regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm.

Në vv 1194 në Krushevë kanë votuar 18 nga 20 të regjistruar, ndërsa në vv 1202 Krushevë kanë votuar të 6 të regjistruarit.

Në vv 1272 Ohër sot të drejtën e votës e ushtruan dy personat e regjistruar në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore.

Në IM 1470 Dollneni në të cilën ishin regjistruar 7 persona si të sëmurë ose të pafuqishëm dhe në IM 1470/1 Dollneni me 2 persona të regjistruar, secili ushtronte të drejtën e votës.

Në IM 1844 Strugë gjatë ditës kanë votuar të 4 personat e regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm.

KSHZ-ja thekson se sot të 5 personat e regjistruar për të votuar në burgjet në Prilep dhe Shuto Orizarë kanë votuar në objektet ku po qëndrojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori