LAJMI I FUNDIT:

Pamje që thuhet se tregojnë ‘ushtarakun izraelit’ duke qëlluar një grua palestineze që mbante një flamur të bardhë në dorë dhe një fëmijë në krah

Pamje që thuhet se tregojnë ‘ushtarakun izraelit’ duke qëlluar një grua palestineze që mbante një flamur të bardhë në dorë dhe një fëmijë në krah

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një grua palestineze që përpiqet të ikë nga pjesa veriore e Gazës së rrethuar, me një flamur të bardhë në dorë dhe një fëmijë në krah dhe që supozohet se është qëlluar nga ushtarët izraelitë.

Dhe këto pamje, siç shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi, kanë shkaktuar zemërim masiv në mediat sociale.


Pamjet e incidentit, të siguruara nga Middle East Eye, supozohet se u regjistruan më 12 nëntor në qendër të qytetit të rrethuar të Gazës.

Biden thotë se po punon me Izraelin për të zvogëluar prezencën ose "të dalë në mënyrë të konsiderueshme nga Gaza"
Lexo po ashtu Biden thotë se po punon me Izraelin për të zvogëluar prezencën ose "të dalë në mënyrë të konsiderueshme nga Gaza"

Në video, civilë të shumtë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, mund të shihen duke u larguar nga zona drejt jugut, duke kapur flamuj të bardhë – një shenjë paqeje ose “mos qëlloni”.

Dhe ndërsa një grua, duke ecur përpara një grupi civil, duke mbajtur një flamur të bardhë dhe e shoqëruar nga një fëmijë, lëviz drejt një rruge, dëgjohet zhurma e armëve.

Pamjet e radhës tregojnë gruan duke u rrëzuar në tokë dhe fëmijën dhe palestinezët e tjerë në grup në panik dhe të shpërndarë në drejtime të ndryshme.

Personi që regjistron pamjet nga një ndërtesë aty pranë mund të dëgjohet duke thënë: “Gruaja u qëllua. … [trupat izraelite] qëlluan gruan…”.

Në pamjet, një palestineze nga grupi shihet duke vrapuar drejt viktimës.

Kërcënimi i ri i ministrit izraelit për Libanin: Çdo gjë që bëmë në Gaza, mund ta bëjmë "copy-paste" në Bejrut
Lexo po ashtu Kërcënimi i ri i ministrit izraelit për Libanin: Çdo gjë që bëmë në Gaza, mund ta bëjmë "copy-paste" në Bejrut

Nuk ka detaje për pasojat e ngjarjes dhe identiteti dhe fati i gruas që u qëllua nga trupat izraelite mbetet i panjohur.

Ndryshe, Izraeli deri më tani ka vrarë të paktën 23,084 palestinezë dhe ka plagosur 58,926 të tjerë, ndërsa rreth 7,000 palestinezë dyshohet se janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të asgjësuara.

Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe rreth 90 për qind të 2.3 milionë banorëve të gjendur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori