LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi me armë zjarri nga kati i pestë i banesë, arrestohet agresori në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri nga kati i pestë i banesë, arrestohet agresori në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në lagjen Rus të Shkodrës, ku një i moshuar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar me çifte në drejtim të tre të rinjve, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

83-vjeçari Fasli Hyka është bezdisur nga zhurma e lokalit poshtë pallatit dhe pasi ka debatuar, ka marrë çiften rreth orës 12:30 dhe ka qëlluar në drejtim të të rinjve, por plumbat kanë dëmtuar vetëm një mjet të parkuar poshtë. Report Tv sjell edhe pamje nga makina, në të cilën dallohen shenjat e plumbave, si edhe xhamat e thyer.


Pasi ka qëlluar, i moshuari është larguar në banesë, ku ka kundërshtuar forcat e policisë. Ai është arrestuar nga FNSH pas rreth 3 orësh negociata.

Mendohet që shkak është bërë një festë që po organizohej poshtë pallatit dhe ka bezdisur të moshuarin. /Telegrafi/