Girona ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithë atyre që përcjellin futboll, për mënyrën se si e luajnë lojën e bukur dhe se si po arrijnë që të rivalizojnë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, duke mos u treguar aspak inferior.
Nga një ekip që synimin kryesor e kishte promovimin në elitën e futbollit spanjoll, tani duke ëndërruar fitoren e titullit, Girona ka tejkaluar shumë pengesa gjatë rrugës, për të shijuar ditët e sotme.
Historia e Gironas
Vlera totale në treg: 161 milionë euro
Numri i lojtarëve: 25
Mosha mesatare në ekip: 27.2 vjet
Lojtarë të huaj: 11
Stadiumi: Montilivi
Shuma më e madhe e shpenzuar në afatin kalimtar: 4.3 milionë euro.
E themeluar më 23 korrik të vitit 1930, Girona ka një histori mjaft frymëzuese. Duke e nisur nga kategoritë më të ulëta, klubi u rrit me shpejtësi të madhe. Qëllimi u arrit në sezonin 2017/18, kur Girona u bë pjesë e La Ligas për herë të parë.
Por sidoqoftë, ky sukses i Gironas nuk ishte vetëm një shëtitje e thjeshtë në park. Ishte një mision që u realizua pas shumë sakrificave. Imagjinojeni, një ekip nga një qytet i vogël të rivalizojë gjigantët e futbollit spanjoll, kjo pra është Girona.
Teksa flasim për sezonin 2023/24, Girona më nuk konsiderohet thjesht një “ekip i vogël”. Ata janë një ekip që duhet treguar kujdes ndaj tyre. Pozita e tyre në tabelë, tregon zhvillimin e klubit ndër vite.
Stadiumi Montilivi
I vendosur në zemër të Gironas, stadium Montilivi qëndron si një fushë betejë për entuziastët e futbollit. Me një histori të pasur që daton që nga vitet e 70-ta, stadium ka evoluar në një arenë moderne. Kapaciteti i tij prej 14,624 mijë vendesh dhuron një atmosferë elektrizuese dhe një eksperiencë të paharrueshme për tifozët.
Fillimi i përrallës
Girona ishte një klub i promovuar në La Liga vetëm dy sezone më parë. Duke konkurruar në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll në sezonin 2021/22, Girona e përfundoi sezonin në vendin e gjashtë me 68 pikë. Ata humbën me rezultat 1-0 ndaj Eibar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-off-it, por më pas e mposhtën atë me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit dhe kaluan në finalen e play-off-it.
Përballë Tenerifes në finale, Girona u kualifikua për t’u ngjitur në La Liga, duke fituar me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë pasi paraprakisht luajti baras 0-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Míchel, e cila pati një performancë mesatare në La Liga sezonin e kaluar, e përfundoi ligën në vendin e dhjetë me 49 pikë.
Sezoni 2023/2024
Girona po vazhdon të lë pa fjalë të gjithë duke lënë prapa vetes klube si Barcelona dhe Atletico Madrid me 45 pikë pas 18 ndeshjeve. Pasi humbja e tyre e vetme erdhi ndaj Real Madridit, ata renditen momentalisht në vendin e dytë me pikë të barabarta me klubin madrilen.
22 milionë euro për transferime
Girona, e cila transferoi pesë lojtarë më herët këtë sezon, ka afruar dy lojtarë të tjerë si lojtarë të lirë dhe tre të tjerë në huazim.
Artem Dobvyk nga Dnipro, Jhon Solis nga Atletico Nacional, Yangel Herrera nga Manchester City, Ivan Martin nga Villarreali dhe Portu nga Getafe, janë lojtarët që i kanë blerë me para.
Daley Blind iu bashkua pasi i skadoi kontrata me Bayern Munichun së bashku me Paulo Gazzaniga i cili gjithashtu erdhi si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës me Fulhamin.
Eric Garcia dhe Pablo Torre nga Barcelona dhe Savio nga Troyes, iu bashkuan atyre në formë huazimi.
Ëndrra e pamundur e Gironas?
Teksa duket e pamundur që Girona e cila po jeton ëndrrën, të vazhdoj këtë luftë deri në fund të sezonit, ka shembuj në Angli, siç është titulli që fitoi Leicester City në sezonin 2015/16. Vlera totale e Gironas si ekip qëndron rreth 160 milionë euro. Vlera totale e Real Madridit është rreth 1.3 miliardë euro, e Barcelonës rreth 862 milionë euro dhe e Atletico Madridit rreth 472 milionë euro.
Po e përmbyllim me fjalët e legjendës holandeze Johan Cruyff, njëri nga futbollistët më të mirë dhe trajnerët më të mirë në histori të futbollit: “Përse ju nuk mund ta mposhtni një ekip më të pasur? Unë kurrë nuk kam parë një çantë me para duke shënuar një gol”.
Se çfarë do të sjellë e ardhmja për Gironan? Mbetet të shihet në vazhdim…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin – trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët
Ademi dhe përzgjedhësi Foda mbajnë takim me përzgjedhësit e kombëtareve të grupmoshave
Fatkeqësia e Camavingas në festën e Real Madridit për titull – Rudiger nuk ndalet së qeshuri
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron