LAJMI I FUNDIT:

A do i lejohej pjesëmarrja Gironas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në rast kualifikimi?

A do i lejohej pjesëmarrja Gironas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në rast kualifikimi?

Girona është befasia më e madhe në top pesë ligat evropiane këtë sezon. Mbrëmjen e së dielës ata mposhtën Barcelonën me rezultat 4-2 në udhëtim duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë gjithë sezonit.

Girona momentalisht është lider në La Liga duke lënë pas vetes Real Madridin, Barcelonën dhe Atletico Madridin.


Siç qëndrojnë gjërat tani, Girona me shumë mundësi do ta mbyllë sezonin në një nga vendet që çon në Ligën e Kampionëve. Për ta arritur këtë mjafton të jesh të paktën në vendin e katërt në fund të sezonit.

Por a lejohet Girona, me pronarë të njëjtë si të Manchester Cityt, të luajë në Ligën e Kampionëve nëse edhe Manchester City luan në të?

Girona u bë pjesë e City Football Group në vitin 2017. Më pas UEFA lejoi një grup aksionarësh që të zotëronte më shumë se një klub në futbollin evropian. Që atëherë, pronarët e Cityt kanë mbështetur financiarisht klubin e Gironas.

UEFA, natyrisht, ka një rregull që pengon dy klube me pronarë të njëjtë  të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion. Por kur bëhet fjalë për Gironan dhe Cityn, ka mënyra ligjore për të anashkaluar rregullat e UEFA-s.

Kjo për shkak se City Group nuk zotëron as gjysmën e pronësisë së Gironas, por zotëron vetëm 47 për qind të aksioneve.

Fakti që president i bordit është Pere Guardiola, vëllai i Pep Guardiolës, duket i papërshtatshëm. Në mënyrë që Girona të luajë në Ligën e Kampionëve, të gjithë anëtarët e bordit të lidhur me Cityn duhet të japin dorëheqjen nga postet e tyre. Gjithashtu, klubet duhet të kufizojnë shkëmbimin e ndërsjellë të lojtarëve, për të vërtetuar se nuk ka bashkëpunim intensiv mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që ngrihet çështja e bashkëpronësisë. Leipzig dhe Salzburg luajnë pa problem në Ligën e Kampionëve, ndërsa tre vite më parë Milani dhe Lille luajtën kundër njëri-tjetrit në Ligën e Evropës, edhe pse kishin të njëjtin pronar. UEFA bëri një inspektim dhe nuk konstatoi ndonjë shkelje të rregullave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori