Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin brazilian Gabriel Jesus nga Arsenali.

Pasi kaloi testet mjekësore të hënën, 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me kampionët e La Ligës deri në vitin 2029


“Arsenali dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesus te blaugranët. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë si lojtar i rregullt për tre sezone”, thuhet në njoftim.

Blaugranët kanë rënë dakord të paguajnë 10 milionë euro në një tarifë fikse plus 4 milionë euro në bonuse për transferimin e tij, ndërsa “Topçinjtë” kanë ruajtur një klauzolë shitjeje prej 20%.

Jesus është sjellë si një alternativë me kosto të ulët për Julian Alvarez të Atletico Madridit, të cilin Barça dështoi ta nënshkruante këtë verë.

Braziliani me shumë gjasa do të jetë blerja e fundit e verës së Barçës, pas mbërritjeve të Rodri, Karim Adeyemi, Jesse Bisiwu, Joao Cancelo, Dominik Livakovic dhe Anthony Gordon. /Telegrafi/

telegrafi sport app