LAJMI I FUNDIT:

Ka lindur foshnja e parë në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut

Ka lindur foshnja e parë në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lindur foshnja e parë në Shkup.

Ekipi kujdestar i Klinikës Universitare për Gjinekologji në krye mjekun Goran Dimitrovin sollën në jetë fëmijën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi. Lindja u krye në mënyrë natyrale.


“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësisht në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri.

Bëhet fjalë për djalë të shëndetshëm, me peshë 3.760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë.

I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë lindur tre foshnja./Telegrafi/