LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçares në Graçanicë, dyshohet se u hodh nga kati i dytë i hotelit

Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçares në Graçanicë, dyshohet se u hodh nga kati i dytë i hotelit

Një 34-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e së enjtes në një hotel në Graçanicë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë disa detaje mbi vdekjen e saj, ku raportohet se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, transmeton Telegrafi.


“Graçanicë 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Tutje, policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Prokuroria po heton rastin e vdekjes së 34-vjeçares
Lexo po ashtu Prokuroria po heton rastin e vdekjes së 34-vjeçares

Ndryshe, raportohet se viktima ka qenë e shoqëruar nga një person në hotel.

Viktima A. Kameri, 34 vjeç ka qenë pronare e një biznesi për rregullimin e thonjve.

Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK-në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë.

Në këtë intervistë ajo ka thënë se po në këtë kampionat e kishte fituar çmimin e parë kur ishte mbajtur në Tiranë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori