LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike, qeveria shqiptare prezanton asistentin virtual

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike, qeveria shqiptare prezanton asistentin virtual

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot asistentin virtual me inteligjencë artificiale që do të vihet në shërbim të qytetarëve.

Teknologjia më e re, “Asistenti virtual 1.0”, është ideuar për të lehtësuar të përditshmen e qytetarëve, duke thjeshtuar dhe shpejtuar ndërveprimin me shtetin.

Kreu i qeverisë, Edi Rama prezantoi “Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistentin Virtual 1.0 të çdo qytetari në e-Albania.


Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Aplikimi i teknologjisë më të re është mundësuar falë bashkëpunimit të ekipit të AKSHI-t për inteligjencën artificiale me gjigandin botëror të teknologjisë Microsoft. Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.

“Në vigjilje të vitit të ri do të vëmë në dispozicion të qytetarëve shërbëtorin e secilit, një shërbëtor publik, një asistent, i cili do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe të natës, pavarësisht ditëve të punës apo pushimit, për t’i ndihmuar qytetarët që në ndërveprimin me e-albania të marrin shërbimet e tyre pa pasur nevojë për ndihmë tjetër.

Ne e dimë shumë mirë që në shumë raste ndodh që përdoruesit e sistemeve digjitale të kenë probleme që nuk lidhen në fakt me vetë sistemet, por lidhen me hapa të gabuar në proceduarat e aplikimit. Kjo ndodh kur aplikojnë në kadastër, ku tanimë i gjithë ndërveprimi është i digjitalizuar dhe nuk ka më asnjë ndërveprim fizik. Kjo ndodh edhe kur aplikojnë edhe për dokumente çfarëdo.

Ambicia jonë është që asistentin virtual apo këtë shërbëtor të personalizuar publik të qytetarit, ta shtrijmë edhe në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj paraprakisht dhe pastaj me siguri Linda do ta shpjegojë më në detaje, që asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë edhe me figurë dhe madje mos jetë më thjeshtë ndihmësi që i drejton ata në procesin e aplikimit, po të jetë ai që e merr shërbimin për ta.

Pra, nuk do të jetë e largët dita, – ne besojmë brenda vitit që po hyn, – kur qytetari do të kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari, tanimë me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal, t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës dhe përgjigjen përkatëse pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori