LAJMI I FUNDIT:

Hapet tuneli i Murrizit, Rama: Viti 2024 vulos fundin e kësaj vepre kaq sfiduese

Hapet tuneli i Murrizit, Rama: Viti 2024 vulos fundin e kësaj vepre kaq sfiduese

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama inspektoi sot punimet në tunelin e Murrizit, ku u hap më në fund i gjithë segmenti pas një pune të vështirë nga ana gjeologjike.

I shoqëruar nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri Rama u njoh nga afër me disa nga sfidat e ndeshura në këtë kantier.

Rama u shpreh se ky është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit.


“Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024”.

“Ndërsa tuneli i Llogorasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogora, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2 metër në ditë. Gjithësesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi përshpejtimin e punimeve për bashkimin e dy anëve të tunelit.

“Ishte shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti se këtë nuk e prisnim, ishte përshpejtim. Ta ta mbarojmë me kulmin e cilësisë”, tha ai.

Ndërsa Balluku informoi se tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tube që lidhen me njëri-tjetrin me 11 nyje lidhëse.

“Gjatësia e tunelit kryesor është 3789 metra, ndërsa e tunelit ndihmës 3791 metra. Tuneli kryesor ka një lartësi prej 6.8 metrash”, informoi Balluku.

Sipas saj, “kjo ishte një vepër infrastrukturore jashtëzakonisht sfiduese”.

“Jemi përballur me shumë sfida. Gjeologjia ishte totalisht e paqëndrueshme. Volumet e gërmimit kanë qenë të mëdha. Është punuar me 4 fronte njëkohësisht dhe na janë dashur më shumë se 1400 ditë për tunelin ndihmës dhe dhe 1600 ditë për tunelin e madh”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori