Nëse do të ishte ende pjesë e Interit, Brozovic do ta pësonte keq me ushqimin që konsumon në makinë
Marcelo Brozovic nënshkroi një kontratë luksoze me Al Nasr verën e kaluar. Bashkëpunimi u ra dakord për tre vite dhe shkruhej se ai do të fitonte 25 milionë euro në sezon, duke e bërë atë sportistin kroat më të paguar. Në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën lojtari po shijon jetën në Arabinë Saudite.
Mesfushori shihet duke vozitur një makinë, ndërsa lojtari i kombëtares kroate po shijon ushqimin e shpejtë.
Nuk dihet nëse ka rregulla për të ngrënë në Al Nassr siç janë në disa klube më të mëdha evropiane. Brozovic njihet për dietën e tij kontroverese, për të cilën foli dikur Dejan Lovren.
“Para finales së Kupës së Botës, ai hëngri dy hamburgerë, pinte Coca-Cola… Dhe prapë vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyes se si mund ta bëjë këtë, ai tregon drejt qiellit. Nuk e kuptoj këtë, po të haja diçka të tillë, nuk do të vija në vete për katër ditë”.
Brozovic luajti 21 ndeshje për Al Nassr këtë sezon. Ai shënoi dy gola dhe regjistroi pesë asistime në 1797 minuta lojë. Ai u kualifikua në Kampionatin Evropian me kombëtaren e Kroacisë. Në karrierën e tij ka luajtur për Hrvatski Dragovoljac, Lokomotiva, Dinamo dhe Interin. /Telegrafi/
بروزو مع أحد اصحابه القادمين للرياض 😂😂💛 pic.twitter.com/S8DWrQDYMW
— Ali (@11l_p) December 24, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251