LAJMI I FUNDIT:

Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës

Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës

Një Qendër Tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët rreth orës 14:40, të kësaj të hëne.

Një qendër tregtare në Lushnjë është përfshirë nga flakët masive në orët e mesditës, duke kërkuar edhe ndihmën e zjarrfikëseve nga Tirana për t’i shuar.


Zjarri u përhap në katin e tretë dhe të shtatë të godinës. Dyshohet se shkak është bërë djegia e kabllove elektrikë në tubat e ajrimit.

Autoritetet nuk raportojnë për të lënduar dhe personat e bllokuar brenda ndërtesës janë evakuar.

“Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë,” njoftoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, që po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.