LAJMI I FUNDIT:

“Ai po bën gjithçka”, Obi Mikel zbulon emrin e lojtarit më të rëndësishëm në Ligën Premier

“Ai po bën gjithçka”, Obi Mikel zbulon emrin e lojtarit më të rëndësishëm në Ligën Premier

Manchester City krenohet me mesfushorë të mrekullueshëm si Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva, të cilët marrin shumë lëvdata. Por, Rodri duket se nuk merr të njëjtën vëmendje, edhe pse roli i tij në triumfin e trefishtë ishte i mahnitshëm.

John Obi Mikel është i fundit që ka treguar pak dashuri, duke e quajtur Rodrin si lojtarin më të rëndësishëm në Ligën Premier.


“Ai (Rodri) është lojtari më i rëndësishëm në Ligën Premier për momentin. Ai del nga fusha vetëm nëse City është 3-0 ose 4-0”, ka thënë fillimisht Mikel në podkastin e Obi One.

“Ajo që Rodri po bën tani, posedimi i topit, mënyra se si sulmon, futet në zonë, krijon shanse, mbrojtja, sulmi, ai po bën gjithçka, po ndërton – gjithçka kalon nga ky djalë”, përfundoi ish-ylli i Chelseat.

Gvardiol zbulon dy lojtarët e Man Cityt që e kanë befasuar më shumë që kur iu bashkua klubit
Lexo po ashtu Gvardiol zbulon dy lojtarët e Man Cityt që e kanë befasuar më shumë që kur iu bashkua klubit

Mesfushori mbrojtës sezonin e kaluar shënoi 4476 minuta, më së shumti nga të gjithë lojtarët. Obi Mikel madje e krahasoi spanjollin me mesfushorët ikonikë mbrojtës të Ligës Premier si Roy Keane dhe Patrick Vieira.

Si një ish-mesfushor mbrojtës, Obi Mikel mund të shohë me të vërtetë se si Rodri mban ekuilibrin në skuadrën e Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori