LAJMI I FUNDIT:

Wagner po ribrendohet, mercenarët rusë do të quhen si njësitë naziste në Afrikë

Wagner po ribrendohet, mercenarët rusë do të quhen si njësitë naziste në Afrikë

Gazeta franceze Le Monde raportoi se ministria ruse e Mbrojtjes, ka krijuar një trupë të re të quajtur “Africa Corps” për të forcuar praninë e saj në Libi dhe Afrikë.

Gazeta franceze tha se në këtë trupë do të përfshihen anëtarë të grupit mercenar rus Wagner si dhe rekrutët e rinj, duke theksuar se kanë filluar procedurat për pranimin e personelit të ri, transmeton Telegrafi.


Le Monde sqaroi se këto reforma ruse në grupin Wagner vijnë pas vizitave të ndërsjella të delegacioneve libiane dhe ruse, të cilat rezultuan me marrëveshjen midis Haftarit dhe Putinit për zgjerimin e pranisë ruse në Libi dhe Afrikë, përmes Korpusit të ri afrikan.

Gazeta thekson se Moska po përpiqet përmes Ministrisë së Mbrojtjes të rindërtojë praninë e saj në Afrikë dhe të braktisë markën Wagner.

Gjithashtu u theksua se ky emër i ri u frymëzua drejtpërdrejt nga “Afrika Corps”, batalionet gjermane që luftuan në Afrikën e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën drejtimin e gjeneralit Erwin Rommel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori