LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy detaje të reja që kontribuan në aksidentin e Schumacherit në alpet franceze

Zbulohen dy detaje të reja që kontribuan në aksidentin e Schumacherit në alpet franceze

Pothuajse dhjetë vjet kanë kaluar nga aksidenti i Michael Schumacher në alpet franceze dhe tashmë në publik janë zbuluar detaje të papublikuara më parë që kanë ndikuar që ish-piloti i Ferrarit dhe Merecedes të binte në koma.

Më 29 dhjetor 2013, legjenda gjermane u rrëzua duke bërë ski dhe lëndoi rëndë kokën dhe deri më sot dihet shumë pak për gjendjen e tij shëndetësore.


Ekipi gazetaresk i ARD-së u kthye në vendin e aksidentit dhe gazetari Jens Gideon regjistroi pesë episode të podcast-it “Schumacher”. në të cilën ai heton rrethanat e tragjedisë.

Gazetarët vizituan skenën e aksidentit të Schumacher, të shokuar me veprimin e legjendës së Formula 1
Lexo po ashtu Gazetarët vizituan skenën e aksidentit të Schumacher, të shokuar me veprimin e legjendës së Formula 1

Gideon vizitoi vendin ku Schumacher pati një aksident dhe një nga të intervistuarit e tij në podcast ishte një instruktor skish atje.

Ai pranoi të fliste, por me pseudonimin Andre, dhe zbuloi detaje të panjohura më parë për aksidentin.

Parashikohet puna që do të bënte Michael Schumacher nëse nuk do ta pësonte aksidentin me ski para një dekade
Lexo po ashtu Parashikohet puna që do të bënte Michael Schumacher nëse nuk do ta pësonte aksidentin me ski para një dekade

Më herët dihej se në pistën e Meribelit atë ditë nuk kishte borë të mjaftueshme dhe Andre gjithashtu zbuloi dy detaje të reja që publiku nuk i dinte, të cilat ishin vendimtare për gjendjen aktuale shëndetësore të gjermanit legjendar.

“Kur u rrëzua, punonjësit e urgjencës që po e ndihmonin, bënë një gabim në vlerësimin e situatës. Schumacher iu duk i vetëdijshëm dhe ata vendosën ta transferonin në një klinikë të vogël në Moutiers. Por në helikopter, gjendja e Schumacher u përkeqësua, ai humbi ndjenjat dhe më pas mjekët vendosën ta devijojnë helikopterin në Grenoble në një klinikë shumë më të mirë. Nëse do ta kishin transferuar menjëherë në Grenoble, do të ishte operuar shumë më shpejt dhe ndoshta rezultati do të ishte ndryshe”, deklaroi Andre.

Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve
Lexo po ashtu Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve

Një tjetër gjë që u zbulua ishte se Schumacheri mbante një kamerë GoPro në helmetën e tij.

“Ishte ajo kamera që rriti presionin në kokë gjatë goditjes”, shpjegoi ai.

Andre gjithashtu përmendi se gruaja e Schumacher, Corinna donte të publikonte regjistrimin nga ajo kamera, por në fund ajo hoqi dorë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori