Zyrtare: Florent Hasani kalon tek Rapid Bukureshti, i bashkohet Rrahmanit
Rapid Bukureshti përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin Florent Hasani nga ekipi i Tiranës.
Sipas njoftimin nga klubi rumun, Hasani ka nënshkuar kontratë për dy vite e gjysmë.
Hasani i bashkohet ish-sulmuesit të Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili gjatë afatit kalimtar veror ishte transferuar te Rapidi.
Hasani ka pasur një edicion fantastik me Tiranën duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje, teksa vlen të theksohet që sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 16 gola të shënuar.
Në Kosovë ai kishte veshur fanellën e Vushtrrisë dhe Trepçës 89, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë tek ekipet si Diosgyr, Kfar Saba dhe së fundmi Gyirmot, klub nga i cili u transferua tek Tirana si lojtar i lirë.
Hasani është paraqitur edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, aty ku bëri debutimin më 10 shtator të vitit 2019, duke shënuar një gol./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251