LAJMI I FUNDIT:

FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve

FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve

Një grup i futbollistëve shqiptarë janë mbledhur për ta formuar një ekip që merr pjesë në turnirin më të madh në botë, në Cary të Karolinas së Veriut.

FC Roha Eagles është emri i skuadrës që është regjistruar në turneun e madh botëror.

Granit Neziri dhe Andrea Hoxha, janë dy kapitenët që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për ta siguruar këtë pjesëmarrje historike.

Fituesi i këtij turneu merr 1 milion dollar, ku si pjesëmarrës janë 48 ekipe me yje të futbollit.

Neziri ka thënë për Telegrafin se ata kanë marrë mbështetje të madhe si skuadër pasi do t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë turne të madh.

View this post on Instagram

A post shared by TST (@tst7v7)

“Ne si skuadër kemi vite që luajmë futsall dhe kemi arritur shumë suksese duke fituar turne të ndryshëm në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera evropiane”.

“Sigurisht që është kënaqësi kur sheh se sa shumë shqiptarë na kanë përkrahur, por edhe yjet e futbollit si Granit Xhaka, Enis Bardhi, Betim Fazliji apo Berat Gjimshiti me video mesazhe”.

“Ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kemi përkrahje të madhe nga komuniteti shqiptar dhe synojmë që të paraqitemi sa më mirë për t’i bërë krenar gjithë shqiptarët”, ka thënë kapiteni i FC Roha Eagles, Granit Neziri për Telegrafin.

Tutje ai thotë se janë krenar që do të kenë përballë emra të mëdhenj të futbollistëve që kanë lënë gjurmë në futbollin evropian.

“Ka skuadra shumë të forta me shumë yje të futbollit që do të marrin pjesë dhe sigurisht që për ne është krenari të përballemi me ta. Gjithsesi nuk udhëtojmë në SHBA vetëm për shëtitje, pasi atje shkojmë për të lënë gjurmë dhe të fitojmë”, përfundoi Neziri.

Pjesëmarrjen e ekipit shqiptar e mundëson, Leo Krasniqi, i cili është pronar i firmës Roha Keramik në St.Gallen, Zvicër.

Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë turne në ekipin e shqiptarëve, janë: Andrea Hoxha, Denis Hoxha, Granit Neziri, Vendim Sinani, Meriton Salihu, Adrian Rama, Veysel Kayantas, Ivo Colic dhe Nedzad Plavci.

Ky turne pritet të zhvillohet gjatë muajit qershor të këtij viti.

Në këtë turne në shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë edhe shumë ish-futbollistë të famshëm si Mario Balotelli, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Giuseppe Rossi, Michel Bastos, Nani, Troy Deeney, Bruno Alves e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori