LAJMI I FUNDIT:

Nga Arabia fillojnë kontaktet për transferimin e Lewandowskit

Nga Arabia fillojnë kontaktet për transferimin e Lewandowskit

Me afatin kalimtar të dimrit që po afron, Fondi i Investimeve Private Saudite po intensifikon kontaktet me disa lojtarë më të mirë në Evropë për transferimin e tyre të mundshëm në Ligën Saudite.

Mediat kishin raportuar se Kevin De Bruyne ishte nj[ cak i klubeve arabe, por ai konfirmoi dëshirën e tij për të menduar vetëm për Manchester Cityn deri në fund të sezonit. Më pas ishte radha e Bruno Fernandes, i përfshirë në listën e preferencave.


Ashtu si Luka Modric, shanset e të cilit për t’u bashkuar me ish-shokët e skuadrës së Real Madridit si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në Arabinë Saudite po rriten javë pas jave. Tani, emri i ri në tryezë për arabët është Robert Lewandowski.

Haaland cilësohet si 'viktima' e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë
Lexo po ashtu Haaland cilësohet si 'viktima' e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë

Disa përfaqësues sauditë kanë kontaktuar tashmë rrethin e sulmuesit për të kuptuar gatishmërinë e tij për të pasur një eksperiencë të re larg Barcelonës.

Tani janë bërë kontakte e para paraprake dhe më pas me ardhjen e verës do të tentojnë ta bindin polakun të pranojë një propozim shumë të pasur. Federata Saudite, veçanërisht duke filluar nga qershori i ardhshëm, dëshiron të pasurojë më tej praninë e lojtarëve më të mirë në Ligën e saj.

Kjo është edhe arsyeja pse, pavarësisht thashethemeve të javëve të fundit, lojtarë si Jota dhe Ruben Neves nuk ka gjasa të largohen nga klubet e tyre gjatë këtij sezoni për t’u kthyer në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori