LAJMI I FUNDIT:

Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj. Deri tani katër persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e saj, ku në mesin e tyre është edhe Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës.

Tre të dyshuarit që u arrestuan pikërisht në ditën kur u varros viktima, janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Granit Plava, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe kanë nivel të lartë sigurisë.


Për Granit Plavën, i cili dyshohet se ishte dorasi në vrasjen e Liridonës, u raportua se disa të burgosur kanë tentuar ta sulmojnë.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi thotë për Telegrafin, se ky tentim sulmi mund të ketë qenë për shkak se rasti ka prekur edhe të burgosurit.

Elezi hedh poshtë disa pretendime se tentim sulmi mund të ketë qenë i organizuar.

“Ky rast mund të ketë prekur edhe të burgosurit, sepse ne e dimë që në institucionet e paraburgimit mund të jenë njerëzit që ndihen të pafajshëm, ndoshta edhe janë të pafajshëm për shkak se fajësia nuk vërtetohet derisa sa të shpallet në formë të prerë. Ky rast ka prekur ndonjërin nga të burgosurit, që mund të jenë për vepra tjera. Por në asnjë mënyrë nuk shoh shenja që ky sulm të jetë i organizuar, eventualisht kryerja e vrasjes për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademjt”, u shpreh ai.

Megjithatë, Elezi thotë se këto informacione janë shqetësuese për faktin se të gjithë të burgosurit duhet të jenë të sigurt dhe institucionet duhet krijuar kushte për ta.

“Ata janë 24 orë nën vëzhgim, e sidomos në Burgun e Sigurisë së lartë ka një kontroll më të veçantë. Rasti konkret besoj dhe mendoj që është tentuar të sulmohet dorasi i dyshuar, është prekja që iu është bërë të gjithë shqiptarëve. Ku i gjithë opinioni është prekur thellë dhe dëshiron të mësojë të vërtetën”, pohoi ai.

Elezi po ashtu komentoi edhe deklaratat e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit. I cili pas vizitës që i ka bërë në burg djalit të tij, ka filluar të shprehet në një formë mbrojtje ndaj tij.

“Këto deklarata të tij, duhet ti shohim në dy dimensione, e para pasi ai është prind dhe pa dyshim çdo familjar, pavarësisht nëse fëmija tij ka kryer vepër penale, mund të kalojë gradualisht në mbrojtje, përkundër se ai kishte deklaruar se “do e kisha vrarë me dorën time”. Edhe e dyta, nëse eventualisht Naim Murseli i ka dhënë ndonjë informacion, edhe e ka bërë të mendojë nëse ai është i  përfshirë në rast”, theksoi ai.

U raportua se Granit Plava u sulmua fizikisht në burg, drejtori i SHKK-së: Pati tentim, por u parandalua
Lexo po ashtu U raportua se Granit Plava u sulmua fizikisht në burg, drejtori i SHKK-së: Pati tentim, por u parandalua

Elezi shtoi mes tjerash se “nëse është e dyta është shumë shqetësuese, pasi ai fillimisht kishte pranuar veprën, pavarësisht asaj se është e vështirë t’i besohet deklaratës së tij”.

Siç tha Elezi, vrasja e Liridona Ademajt është një rast shumë i komplikuar.

“Kemi të bëjmë më një rast të komplikuar, edhe personi që kishte kryer vrasjen shumë shpejt kishe deklaruar se është paguar nga Naim Murseli, për vrasjen e Liridonës. Deri tani nuk kemi informacione se janë siguruar prova mjaftueshëm për pretendimet e tij. Ky rast është shumë kompleks, para vrasësit është dëshmitari. Janë dy persona që është vështirë të ju besohet dëshmive të tyre, po ashtu janë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në rast”, tha ndër tjera ai.

Gjithashtu, eksperti tha se ka pasur shumë deklarata që e kanë rënduar procesin hetimor. Vrasja e Liridona Ademajt ka ndodhur më 29 nëntor në Prishtinë.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Për vrasjen e Liridones ka pasur reagime të shumta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori