LAJMI I FUNDIT:

LEN: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”

LEN: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”

Përmes një kumtese, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim theksojnë se zhvillimet e fundit me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë.

“Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organizatori i njëjtë i vrasjes së vajzës së re Vanja, të jetë i përfshirë edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”, ku në mënyrë makabre u vranë pesë djem të rinj. Dhe e gjithë kjo, në prag të festave fetare, me qëllim për të shkaktuar destabilizim të shoqërisë përmes tensioneve ndëretnike”, thonë nga LEN.


Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet hetuese gjyqësore që të dalin dhe publikisht ta informojnë opinionin se ku ka qenë Lupço Palevski – Pallço më 24 prill të vitit 2012, në ditën kur ndodhi rasti i montuar “Monstra”.

“Nga ana tjetër kërkojmë që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të mos e lodhin opinionin vetëm me deklarata ku shpjegojnë procedurat e ekstradimit, por të hetojnë dhe ta tregojnë konkretisht ditën se kur i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Vanjës do të ekstradohet nga Turqia?”, thuhet në kumtesën e LEN-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori