LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për deklaratën e O’Brien: Dëgjuam se për kë nuk duhet votuar

Kovaçevski për deklaratën e O’Brien: Dëgjuam se për kë nuk duhet votuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka komentuar deklaratën e djeshme të sekretarit të SHBA-ve, James O’Brien në lidhje me ndryshimet kushtetuese në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni..

“Kush gënjen dhe kujt nuk mund t’i besohet, dje dëgjuam më së miri nga ndihmës sekretari i shtetit amerikan dhe nga i cili nuk duhet të blini as veturë dhe për të cilin as nuk duhet të votoni”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend gjatë pyetjeve të seancës parlamentare.

O’Brien: Nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk tregon se çfarë
Lexo po ashtu O’Brien: Nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk tregon se çfarë

Përgjigja e kryeministrit iu referua një deklarate të ndihmës sekretarit të SHBA-ve James O’Brien për “360 Gradë”, i cili tha se qytetarët janë mjaft të zgjuar për të gjykuar dikë që po përpiqet t’i mashtrojë me oferta më të mira që nuk ekzistojnë.

“Jeni duke shkuar drejt një periudhe zgjedhore. E dimë që çdo gjë është e vështirë në një periudhë të tillë. Nuk do të komentoj nëse gjërat do të ndodhin tani apo më vonë, por është e qartë se ka një ofertë në tryezë. Dikush mund të thotë se do të vijë me një ofertë më të mirë. Por nëse ajo nuk ju tregon saktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe pse të tjerët do ta pranonin, ajo thjesht po përpiqet t’ju mashtrojë. Dhe shpresoj që votuesit të jenë më të zgjuar se kaq”, tha dje O’Brien.

Ai shtoi se vendi ka një ofertë në tryezë dhe nëse dikush thotë se ka një ofertë më të mirë, por nuk do ta thotë tani, atëherë ai nuk është një person nga i cili do të blini as edhe një veturë.

“Epo, unë nuk mendoj se as ju duhet të votoni për ta. Por kjo është një zgjedhje që bëjnë votuesit këtu. Unë nuk votoj këtu. Njerëzit mund të zgjedhin atë që duan”, tha O’Brien.

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve tha se mbështesin fuqishëm integrimin evropian të vendit sepse këtë e dëshirojnë shumica e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori