LAJMI I FUNDIT:

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Sekretari i partisë së minoritetit grek OMONIA-s, Marin Suli, është shprehur se nëse Fredi Beleri do të shpallet i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri GJKKO, ai do të lërë mandatin e eurodeputetit për të kryer funksionin e kryebashkiakut të Himarës.

Komentet Suli i bëri në një emision në Euronews Albania, ku tha se ka pak gjasa që Beleri të shpallet i pafajshëm në Apelin e GJKKO-së, pasi sipas tij, drejtësia në Shqipëri është me regji nga kryeministri Edi Rama.

U zgjodh eurodeputet, reagon Fredi Beleri nga burgu
Lexo po ashtu U zgjodh eurodeputet, reagon Fredi Beleri nga burgu

Ai tha gjithashtu se në të kundërt, Beleri do të vijojë betejën e tij për drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut.


“Nëse Apeli e shpall ashtu siç është realisht, të pafajshëm, Beleri do të shkojë dhe do bëjë detyrën e kryetarit të Bashkisë, mandat të cilin ja besoi populli i Himarës dhe do japë dorëheqja nga mandati i europarlamentarit.

Në rast se nuk ndodh, që ka më shumë probabilitet sepse drejtësia është me regji dhe është rilindëse, do vijojë të gjitha shkallët e gjykimit deri në Strasburg ku do të marrë pafajësinë dhe dëmet do i paguajmë të gjitha ne. Mandatin për eurodeputet do e vazhdojë”, tha Suli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori