LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari.

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).


Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023.

Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse.

Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus – përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë – për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar.

Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave.

Sipas Lavrovit, disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar tashmë takime me të gjatë samitit.

“Tashmë ka disa kërkesa për takime – duke përfshirë edhe përfaqësues perëndimorë”, tha Lavrov, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit të kaluar, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore./REL/

Lavrov: Do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së, nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore
Lexo po ashtu Lavrov: Do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së, nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Drejtësi
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Lajme
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Siguri
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Siguri
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Lajme
Kalo në kategori