LAJMI I FUNDIT:

Shpirt festiv, Shtëpia e Bardhë dekorohet me 98 bredha për festat e fundvitit – pamjet janë mbresëlënëse

Shpirt festiv, Shtëpia e Bardhë dekorohet me 98 bredha për festat e fundvitit – pamjet janë mbresëlënëse

Siç e do tradita, Shtëpia e Bardhë edhe këtë vit është dekoruar në mënyrën më të mirë të mundshme për festat e fundvitit.

Shpirti festiv u shfaq në Shtëpinë e Bardhë, brenda të cilës duket një ambient që çdo fëmijë por edhe i rritur do të dëshironte t’i kalonte disa momente, transmeton Telegrafi.


Kësaj radhe ajo u dekorua me 98 bredha të gjatë afro gjashtë metra në “dhomën e kaltër”, kurse në korridore dhe ambiente tjera vëreheshin edhe lodra, dhurata të ndryshme e dekorime nga më të bukurat.

Pamjet e dekorimit të sivjetmë janë shumë mbresëlënëse, dhe pothuajse çdo media amerikane ka patur qasje dhe të filmojë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videot e publikuara më poshtë, që tregojnë bredhat që kanë ndriçuar pothuajse çdo cep të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/