IQOS ILUMA tashmë është një senzacion në Maqedoni dhe për këtë kemi biseduar me Petar Boshkoski, menaxher për operacione komerciale në Philip Morris Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni
Më herët e keni lansuar IQOS ILUMA të ri, bazuar në teknologjinë inovative. Çfarë e dallon këtë produkt në krahasim me gjeneratat e mëhershme të IQOS?
Pas disa serive nga sistemi inovativ i IQOS për ngrohjen e duhanit, vazhdojmë ta rrisim portfolion tonë për të ofruar zgjidhje më të avancuara, që ndjekin zhvillimin e teknologjisë dhe zgjidhin problemet dhe nevojat e duhanpirësve të rritur. ILUMA është gjenerata jonë e re e pajisjeve për ngrohjen e duhanit dhe produkt i ri udhëheqës në protfolion tonë të produkteve pa tym. Dallimi më i rëndësishëm është se kjo pajisje e re ka teknologji të ngrohjes me induksion dhe nuk përmban teh si pajisjet e mëparshme.
Si kjo teknologji e re përmirëson përvojën përdoruese?
Teknologjia e ngrohjes me induksion e çon ngrohjen në nivel tjetër. Për të gjitha produktet tona për ngrohjen e duhanit e përbashkëta është se nuk krijojnë tym nga duhani, por aerosol që përmban 95 përqind më pak materie të dëmshme. Falë teknologjisë inovative, nuk ka mbetje nga duhani. Pikërisht për këtë janë të lehta për mirëmbajtje dhe nuk ka nevojë për pastrimin e tyre, që mundëson përvojë më të mirë dhe më të pastër për përdoruesit. Përveç kësaj, është pa djegie, pa hi, pa katran, pa tym duhani. Ky është niveli tjetër, një nivel krejt i ri dhe reagimet e përdoruesve na ndihmuan të realizojmë këtë ndryshim të madh.
Sa modele përmban seria IQOS ILUMA dhe për çfarë pajisje bëhet fjalë?
Në tregun tonë janë në dispozicion tre modele të pajisjeve? IQOS ILUMA PRIME, IQOS ILUMA dhe IQOS ILUMA ONE, me çmime të ndryshme, por të bazuara në teknologjinë e njëjtë të ngrohjes me induksion. Pajisjet ofrojnë disajne të reja për t’u mundësuar përdoruesve të zgjedhin pajisjen që më shumë u përgjigjet nevojave dhe preferencave të tyre. Duam të jemi të sigurtë se u ofrojmë zgjidhje të vërtetë dhe i përshtatin pajisjet tona në bazë të dëshirave dhe sugjerimeve të tyre. Bëhet fjalë për pajisje të avancuara që kërkojnë investim të madh dhe këto produkte të përmbushin pritshmëritë tona. Disajni i lartë është diçka që vërehet në të gjitha produktet tona, por ka edhe shumë inovacione në sfond të produktit, bazuar në shkencë dhe teknologji. Pra, dizajni është i rëndësishëm, por nuk është thelbi i produktit dhe ne duam të sigurohemi që t’u ofrojmë përdoruesve cilësi vërtet të lartë.
Më herët e keni hapur pikën e re IQOS në qendrën tregtare “Palma Mall” në Tetovë. Na tregoni diçka më shumë për shitoren e re dhe çfarë do t’u ofrojë përdoruesve?
Me hapjen e kësaj zone të re në Tetovë, e para jashtë Shkupit, po zgjerohet rrjeti dhe mbështetja për të gjithë duhanpirësit e rritur që duan të informohen për alternativa më të mira ndaj cigareve dhe të kalojnë në produkte të bazuara në teknologjinë për ngrohje, në vend të djegies së duhanit. Si kompani ne përpiqemi të ofrojmë shërbim të cilësisë së lartë ndaj klientit, prioriteti ynë kryesor është mbështetja cilësore dhe një përvojë superiore e përdoruesit. Duke filluar nga këtu, ne u ofrojmë përdoruesve tanë qasje më të thjeshtë në informacionin e nevojshëm, si dhe komunikim më të mirë se tani në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht në të gjitha kanalet për ndërveprim me përdoruesit tanë. Zona e re IQOS që hapëm në Palma Mall në Tetovë vazhdon historinë që filluam me pikat tona IQOS që hapëm në Shkup. Kjo do të thotë se edhe për këtë pikë shitje është krijuar një mural origjinal me një përshkrim interesant të monumenteve të qytetit të Tetovës, i cili e zbukuroi hapësirën, i dha asaj “erëz” autentike lokale dhe e pasuroi atë vizualisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Parashikimi i motit për fundjavë
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë