LAJMI I FUNDIT:

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se katër liderë të këtij grupi janë vrarë

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se katër liderë të këtij grupi janë vrarë

Krahu i armatosur i Hamasit ka njoftuar se katër liderët e këtij grupi janë vrarë, përfshirë komandantin e brigadës së veriut të Gazës, Ahmad Al Ghandour.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, thuhet se Al Ghandour ishte gjithashtu anëtar i këshillit ushtarak.

Në anën tjetër tre liderët e tjerë të vrarë janë Wael Rajab, Raafat Salman dhe Ayman Siyam, transmeton Telegrafi.


Mijëra të mbledhur për të pritur palestinezët e liruar nga burgjet e Izraelit, valëviteshin flamujt e Hamasit
Lexo po ashtu Mijëra të mbledhur për të pritur palestinezët e liruar nga burgjet e Izraelit, valëviteshin flamujt e Hamasit

“Zotohemi para Zotit se do të vazhdojmë rrugën e tyre, dhe se gjaku i tyre do të jetë dritë për muxhahedinët dhe zjarr për pushtuesit”, u tha ndër tjera në kumtesë.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes së kaluar, ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se izraelitët kanë vrarë gjashtë palestinezë në Bregun Perëndimor.

Nga ushtria izraelite kanë bërë të ditur se janë duke i verifikuar këto pretendime, që po i bëjnë nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Afrika
Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?

Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?

Turqia
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Kalo në kategori