LAJMI I FUNDIT:

Përse lojtarët e Gjermanisë janë të pakënaqur me Nagelsmann?

Përse lojtarët e Gjermanisë janë të pakënaqur me Nagelsmann?

Lojtarët e Gjermanisë thuhet se kanë shprehur një sërë shqetësimesh për përzgjedhësin Julian Nagelsmann pas një serie prej dy humbjesh radhazi.

Mediumi gjerman Bild ka raportuar se lojtarët e Gjermanisë kanë një sërë shqetësimesh për  36-vjeçarin, i cili ka filluar punën e tij të parë si trajner i një kombëtareje.


Në pushimin me kombëtare të nëntorit, ata kanë humbur dy ndeshje, njërën kundër Turqisë me rezultat 3-2 dhe tjetrën ndaj Austrisë me rezultat 2-0.

Që prej se mori ‘frenat’ e kombëtares gjermane, Nagelsmann ka arritur një fitore me rezultat 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një barazim me rezultat 2-2 ndaj Meksikës.

Sipas raportit, disa lojtarë besojnë se Nagelsmann është më i përshtatshëm për menaxhimin e klubit dhe është shumë kërkues. Nuk thuhet se ka mungesë besimi te përzgjedhësi, por do të donin që ai të thjeshtonte idetë e tij, për shkak të natyrës së ngjeshur të stërvitjeve.

Nagelsmann gjithashtu ka përdor disa lojtarë jashtë pozicionit të tyre natyral. Shembulli më i freskët është ai i Kai Havertz i cili është futur në lojë si mbrojtës i majtë duke lënë pa fjalë të gjithë ekipin e Gjermanisë.

Kai Havertz u aktivizua për Gjermaninë në një pozicion të pazakontë
Lexo po ashtu Kai Havertz u aktivizua për Gjermaninë në një pozicion të pazakontë

Përpjekjet e Nagelsmann për të riparuar mbrojtjen e Gjermanisë nuk kanë dhënë ende rezultat, me Gjermaninë që nuk arritën të mbajnë portën e pastër nën drejtimin e tij dhe duke pranuar tetë gola në katër ndeshje. Kjo nuk është pritur mirë në dhomën e zhveshjes së Gjermanisë.

36-vjeçari ka një punë të vështirë para vetes, teksa po afrohet ‘Euro 2024’ në horizont me Gjermaninë që është shteti mikpritës i kësaj ngjarje të madhe, andaj pritshmëritë e të gjithëve janë që ata të kenë paraqitje solide./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori