LAJMI I FUNDIT:

“Këta të rinj të mësojnë të respektojnë”, Messi flet për gjestin dhe fjalët e Ugartes

“Këta të rinj të mësojnë të respektojnë”, Messi flet për gjestin dhe fjalët e Ugartes

Lionel Messi ka folur për gjestin e Manuel Ugartes në ndeshjen e humbur të Argjentinës ndaj Uruguait në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Argjentina u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Uruguai me golat që u shënuan nga Ronald Araujo dhe Darëin Nunez.


Megjithatë, ndeshja u përshkua me tensione dhe ndëshkime nga të dyja ekipet, ku nuk munguan edhe përplasjet e herëpashershme.

Argjentina mposhtet nga Uruguai, Brazili humbet nga Kolumbia
Lexo po ashtu Argjentina mposhtet nga Uruguai, Brazili humbet nga Kolumbia

Një e tillë ndodhi kur mesfushori uruguaian, Ugarte, iu drejtua me fjalë të ndyta dhe një gjest të rëndë Rodrigo De Paulit për Messin.

Ylli i PSG-së e quajti atë si një “thithës të Messit”, duke bëri edhe një gjest të shëmtuar që i ngjan aktit për të cilin po e ‘akuzonte’.

Pas ndeshjes, kapiteni i Argjentinës, Messi nuk ishte i lumtur për sjelljen e Ugartes, duke sugjeruar se ai duhej të “mësonte respektin”.

Ugarte shkaktoi përplasje pas fjalëve të ndyta dhe gjestit të rëndë ndaj De Paul për Messin
Lexo po ashtu Ugarte shkaktoi përplasje pas fjalëve të ndyta dhe gjestit të rëndë ndaj De Paul për Messin

“Preferoj të mos them atë që mendoj për disa gjeste. Por, këta të rinj duhet të mësojnë të respektojnë nga të moshuarit e tyre”.

“Kjo lojë ka qenë gjithmonë intensive dhe e vështirë, por gjithmonë me shumë respekt. Ata duhet të mësojnë pak”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori