LAJMI I FUNDIT:

“Bellingham është nga një planet tjetër” – Presidenti i La Ligas me fjalë të mëdha për anglezin

“Bellingham është nga një planet tjetër” – Presidenti i La Ligas me fjalë të mëdha për anglezin

Fillimi mbresëlënës i sezonit të Jude Belligham me Real Madridin, ka rezultuar në një rritje të popullaritetit të La Ligas në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Bellingham ka shënuar tashmë 13 gola dhe ka regjistruar tre asistime në vetëm 14 paraqitje në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, që kur u bashkua atyre nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës.


20-vjeçari është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë për shkak të formës së tij spektakolare dhe presidenti i La Ligas, Tebas thotë se ai ka sjellë më shumë sy nga Mbretëria e Bashkuar në elitën e futbollit në Spanjë.

“Kanë kaluar vetëm disa muaj, është shumë herët për të ditur shtrirjen e plotë, por në nivelet e shikimit nga Mbetëria e Bashkuar, Bellingham ka një ndikim të madh në ligën tonë”, ka thënë Tebas.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe Mbretëria e Bashkuar dhe zona të tjera anglishtfolëse janë tërhequr nga liga jonë për shkak të tij. Bellingham është një lojtar i mirë, ne e dinim se ai ishte një lojtar i madh, por nuk e kuptuam nivelin që ai mund të arrinte, në Real Madrid është sikur të jetë nga një planet tjetër”.

Bellingham lë grumbullimin me Anglinë, kthehet në Madrid për të vazhduar procesin e rikuperimit
Lexo po ashtu Bellingham lë grumbullimin me Anglinë, kthehet në Madrid për të vazhduar procesin e rikuperimit

Bellingham u desh të tërhiqej nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, për shkak të një lëndimi.

Ai pritet të rikthehet në aksion pas pushimit me kombëtare, kur Real Madridi përballet në La Liga me Cadizin me datë 26 nëntor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori