Ministri i Jashtëm izraelit ka vlerësuar sot se po rritet presioni ndërkombëtar, mbi vendin e tij lidhur me operacionet ushtarake në Rripin e Gazës dhe se duhet të bëhen përpjekje për të zgjeruar “legjitimitetin” e tyre.
“Kemi dy deri në tre javë përpara se presioni ndërkombëtar të rritet seriozisht, por ministria e jashtme po përpiqet të zgjerojë kuadrin e legjitimitetit dhe luftimet do të vazhdojnë për aq kohë sa të duhet”, tha ministri i Jashtëm, Eli Cohen, transmeton Telegrafi.
Më shumë se pesë javë pas fillimit të luftës që shkaktoi një sulm të paprecedentë nga Hamas në tokën izraelite më 7 tetor, organizatat ndërkombëtare të ndihmës po bëjnë thirrje me këmbëngulje për një armëpushim në Rripin e Gazës, që është nën bombardimet izraelite dhe ku ka mungesë të ujit të pijshëm dhe ilaçeve.
Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare, Janez Lenarçiç, i bëri thirrje sot Izraelit që të lehtësojë pauzat humanitare “të vërteta” në luftën me Hamasin.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell theksoi nevojën për të futur këto pushime “sa më shpejt të jetë e mundur” në mënyrë që të garantohet dorëzimi i ndihmës shumë të nevojshme, veçanërisht karburantit për spitalet.
Rreth 2.4 milionë banorë, përfshirë 1.6 milionë të zhvendosur nga lufta, u gjendën në një situatë katastrofike, paralajmëroi OKB.
Luftimet janë veçanërisht të ashpra në veri të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës, ku disa spitale, ku janë strehuar shumë refugjatë, janë të rrethuar nga luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit.
Që nga 7 tetori, bombardimet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë 11,180 njerëz, kryesisht civilë, duke përfshirë 4,609 fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.
Sulmi i Hamasit vrau rreth 1200 njerëz në anën izraelite, kryesisht civilë që vdiqën më 7 tetor, sipas të dhënave të fundit zyrtare izraelite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë