LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti i PSD-së e zë në befasi Bislimin: A po ju vjen marre që e keni pranuar ‘Zajednicën’, pse nuk po jep dorëheqje siç ke premtuar

Aktivisti i PSD-së e zë në befasi Bislimin: A po ju vjen marre që e keni pranuar ‘Zajednicën’, pse nuk po jep dorëheqje siç ke premtuar

Aktivistë të PSD-së, e kanë zënë në befasi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Në një qendër tregtare, aktivisti Frashër Krasniqi e pyet Bislimin:


“A po ju vjen marre që e keni pranuar “Zajednicën””.

“A ke premtu që ki me dhanë dorëheqje nëse bëhër “Zajednica””.

“Pse nuk je duke dhënë dorëheqje?”.

Bislimi i është shmangur kamerës dhe pyetjeve të aktivisit Krasniqi, duke mos u përgjigjur.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të fundit në Bruksel me 26 tetor, ka thënë se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe një draft të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  mirëpo pala serbe nuk ka qenë e interesuar për diçka të tillë.

“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Këtë ua kemi thënë shumë qartë dje, duke theksuar se Samiti i BE-së në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte kjo”, ka thënë Kurti në një konferencë për media me gazetarët.

Sipas Kurtit, emisarët perëndimorë e kanë siguruar më 21 tetor se një propozim për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, Bislimi e kishte quajtur të papranueshme krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë të realizuar kohë më parë, ai ishte zotuar se do të largohet nga dialogu në rast se themelohet Asociacioni.

“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se “do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk do të jetë në dialog”, kishte thënë Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori