LAJMI I FUNDIT:

Alban Bushi zbardh listën e Shqipërisë U-21 për dy sfidat e Euro 2025, ftohet Ermir Rashica i Kosovës

Alban Bushi zbardh listën e Shqipërisë U-21 për dy sfidat e Euro 2025, ftohet Ermir Rashica i Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi në udhëtim. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Renato Beqaj nga skuadra e Bylisit dhe sulmuesin Ermir Rashica nga Skënderbeu.

Kombëtarja U-21 luan më 17 nëntor duelin e pestë në grupin E ndaj Rumanisë (ora 19:30, Superbet Arena – Giulesti), ndërsa më 21 nëntor kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë të grupit po në udhëtim ndaj Malit të Zi, me takimin që do të luhet në stadiumin “Podgorica City Stadium”, duke filluar nga ora 15:00.


Ekipi i udhëhequr nga Bushi ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë U-21, Malit të Zi U-21 dhe Armenisë U-21. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë ndaj Finlandës U-21.

Ermir Rashica me fanellën e Skënderbeut

Kuqezinjtë do të grumbullohet me datë 12 nëntor në Durrës dhe me datë 16 nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku më datë 17 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi. Kuqezinjtë do të qëndrojnë në Durrës deri më datë 19 nëntor dhe më pas do të udhëtojnë drejt Malit të Zi, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë kualifikuese ndaj Malit të Zi U-21.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 12:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Ermir Rashica sa ishte pjesë e Kosovës U-19

Risi e listës është sulmuesi vushtrrias i Skënderbeut, Ermir Rashica, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipet e moshave të Kosovës, ku deri vonë djersiti fanellën e ekipit U-21.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori