LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim i Serbisë nga Rusia

Serwer: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim i Serbisë nga Rusia

Njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë se dorëheqja e Aleksandar Vulinit nga pozita e shefit të BIA-s, nuk nënkupton distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, mirëpo përpjekje për t’i shmangur sanksionet shtesë.

Serwer tha se Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vulinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur.


I pyetur nga Evropa e Lirë se pse ka dhënë dorëheqje Vulini, Serwer ka thënë se ai ka qenë në presion të evropianëve dhe amerikanëve.

“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje.

Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai madje ka thënë se beson që Vulin e ka thënë të vërtetën, kur ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar dorëheqjen e tij, në mënyrë që të mos vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Megjithatë, ai nuk beson se dorëheqja e tij nënkupton se Serbia do të pajtohet për koncesione tjera.

“Vulini nuk është problem i vetëm në Serbi, apo në shërbimet e saj të inteligjencës. Presidenti Vuçiq nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës”, ka thënë Server.

Ai është pyetur edhe për kërkesat e reja eventuale ndaj Serbisë.

“Më 24 shtator, Serbia ka tentuar të kryejnë rebelim në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për intervenim të ushtrisë serbe. Sipas mendimit tim, Serbia do të duhej ta merrte përgjegjësinë për këto zhvillime, të kërkonte falje dhe të premtonte që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më në të ardhmen. Ajo edhe duhet t’i dorëzojë organizatorët te autoritetet e Kosovës për gjykim. Serbia i ka kundërshtuar edhe marrëveshjet për normalizim me Kosovën, të shkurtit dhe marsit. Uashingtoni dhe Brukseli duhet t’i kërkojnë Vuçiqit që t’i nënshkruajë ato. Mirëpo, natyrisht, ai nuk do të bëjë diçka të tillë para zgjedhjeve të dhjetorit. Ndoshta as pas tyre”, tha Serwer.

Serbia i ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale për 17 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori