LAJMI I FUNDIT:

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Shqipëria pritet të përdorë dronët Bayraktar

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Shqipëria pritet të përdorë dronët Bayraktar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në Shqipëri.

Për ABC News, Balla u shpreh se këtë vit janë asgjesuar mbi 300 mijë rrënjë në të gjithë vendin.


Ndërkohë, Balla shtoi se vitin e ardhshëm, do të përdoret teknologji më e avancuar në luftën kundër kanabisit, ku do të ketë edhe dronë Bayraktar.

“E vërteta është që kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në vend. Rezultatet e këtij viti, janë shfarosëse. Jo se kemi arritur të shkulim çdo rrënjë, por kemi tejkaluar 300 mijë rrënjë të asgjësuara. Po ashtu edhe rezultatet e kanabisit të sekuestruar janë të larta”, tha Balla.

“Ajo që është bërë në mënyrë profesionale këtë vit është se në shumë raste janë ndjekur këmbë pas këmbe kultivuesit, për t’i ndëshkuar për të mos u rikthyer ky fenomen vitin e ardhshëm. Dhe këtu gjej rast të falenderoj për bashkëpunim edhe Guardia di Finanza me të cilën kemi arritur të kontrollojmë çdo pëllëmbë në vend. Vitin e ardhshëm për fat të mirë do kemi mundësi të përdorim edhe teknologji më të avancuar, do kemi edhe dronët ‘Bayraktar’”, shtoi ministri.

“Po natyrshëm, por kini parasysh që sateliti të ofron mundësinë e kontrollit të çdo centimetri, por dronët do kemi mundësi t’i përdorim në kohë reale”, tha Balla.

“Ju thashë që përfshirja e punonjësve të policisë në veprimtari kriminale që lidhen me kultivimin e kanabisit ka qenë një prej gjërave të para që kam deklaruar ditën time të parë në krye të ministrisë. Dhe e kam thënë shumë qartë, që nuk ekziston një bimë kanabis pa një polic, dhe nuk ekziston një arë kanabis pa një shef komisariati. Këtë e kam thënë dhe e kam bindje. Goditja këtë vit ka qenë e madhe. Kemi pasur raste punonjësisht të arrestuar nga policia e shtetit për shkak se ishin ata pa ishin arat apo parcelat me kanabis. Kjo qasje e re për ta goditur këtë fenomen do shpëtojë edhe policinë e shtetit. Sepse e kanë kuptuar që në çdo cep në do të gjejmë, do gjejmë edhe parcelën mos u lodh kot për t’iu rikthyer kësaj historie. Goditja e këtij viti është hapi i duhur për ta çuar në goditjen përfundimtare vitin e ardhshëm”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori