LAJMI I FUNDIT:

“Lodhje nga të gjitha anët” për luftën në Ukrainë: Kryeministrja italiane bie viktimë e dy komedianëve rusë

“Lodhje nga të gjitha anët” për luftën në Ukrainë: Kryeministrja italiane bie viktimë e dy komedianëve rusë

Udhëheqësit evropianë janë “lodhur” nga lufta në Ukrainë, u ka thënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni dy “humoristëve” rusë në një telefonatë – duke menduar se po fliste me zyrtarë të Bashkimit Afrikan.

“E shoh që ka shumë lodhje, më duhet të them të vërtetën nga të gjitha anët”, citohet të ketë thënë ajo. “Ne [jemi] afër momentit në të cilin të gjithë e kuptojnë se ne kemi nevojë për një rrugëdalje”, ka shtuar ajo, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Incizimi i telefonatës, që thuhet se ndodhi në shtator, u publikua në internet të mërkurën nga dyshja e komedisë ruse, Vovan dhe Lexus, emrat e vërtetë të të cilëve janë Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov.


Ata janë akuzuar se kanë vepruar si një “mjet pro-Kremlinit të luftës së informacionit” duke synuar perëndimorët e profilit të lartë që kanë folur kundër Moskës që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Zyra e Melonit tha në një deklaratë se “i vjen keq” se ajo ishte “mashtruar”, i cili prezantoi veten si një njeri në krye të ekzekutivit të Bashkimit Afrikan, një bllok prej 55 anëtarësh.

Siç shpjegohet më tej, telefonata u bë më 18 shtator në prag të takimeve me liderët afrikanë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Biseda e zbuluar vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Perëndimit që të mos tërhiqet në mbështetjen e tij për Ukrainën.

Ai tha këtë javë se “gjëja më e frikshme” është se disa në botë janë “mësuar” me luftën në Ukrainë.

“… Ju e shihni atë në Shtetet e Bashkuara, në Evropë. Dhe shohim që sapo fillojnë të lodhen pak, u bëhet si një shfaqje: ‘Nuk mund ta shikoj këtë reprizë për herë të 10-të’”.

Por Meloni foli për më shumë sesa për Ukrainën në telefonatën 13-minutëshe: Ajo gjithashtu kritikoi partnerët ndërkombëtarë që nuk bëjnë mjaftueshëm për migracionin.

Meloni nuk është politikani i parë i profilit të lartë që ka rënë në një grackë të tillë.

Në fillim të këtij viti, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u mashtrua nga dyshja duke pretenduar se ishte ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Ata kanë “futur në grackë” gjithashtu ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe këngëtarin Elton John. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori