LAJMI I FUNDIT:

Juventus gjen zëvendësuesin e Pogbas në Ligën Premier

Juventus gjen zëvendësuesin e Pogbas në Ligën Premier

Juventusi po vlerëson mundësinë për të bërë një lëvizje për yllin e Arsenalit, Thomas Partey, në janar për të zëvendësuar Paul Pogban në mesfushë.

Gjigantët e Serie A thuhet se po planifikojnë një lëvizje huazimi në janar për Partey, sipas TuttoJuve.com.

Partey, i cili është përballur me lëndime të shumta këtë sezon, ka arritur të luajë vetëm 341 minuta për Topçinjtë dhe supozohet se po mendon të largohet nga klubi në afatin kalimtar të ardhshëm.


Kontrata aktuale e ganezit është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe nëse ai dëshiron të largohet, klubi i Londrës veriore thuhet se do të kërkojë një shumë transferimi prej rreth 30 milionë euro.

Bianconerët nuk kanë gjasa të përballojnë çmimin e kërkuar nga klubi i Ligës Premier dhe kështu do të përpiqen ta huazojnë lojtarin.

Massimiliano Allegrit tashmë i mungojnë shërbimet e mesfushorëve si Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.

Ndërsa Pogba po përballet me një pezullim të gjatë pasi rezultoi pozitiv për një substancë të ndaluar, italiani po vuan një pezullim prej shtatë muajsh për bast në platforma të paligjshme.

Skuadra e Mikel Artetas do të përballet me West Hamin në ndeshjen e 1/16-të të “Carabao Cup” sot (e mërkurë), ku Partey ka gjasa të mira ta nis ndeshjen nga minuta e parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori