LAJMI I FUNDIT:

Revista Time: Gjeneralët ukrainas refuzojnë urdhrat, Zelensky bëhet gati për shkarkime

Revista Time: Gjeneralët ukrainas refuzojnë urdhrat, Zelensky bëhet gati për shkarkime

Revista amerikane Time, duke u thirrur në bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendon se autoritetet ukrainase po bëhen gati të shkarkojnë ministra dhe gjeneralë të ngarkuar për kundërofensivën.

Të ftohtit do të duhej të vështirësonte avancimin ushtarak, por Zelensky po refuzon të pranojë këtë si fakt, shkruan Time.

“Ngritja e luftës për mua nënkupton humbje”, pretendon zyrtari ukrainas, transmeton Telegrafi.


Burime nga rrethi i ngushtë i Zelensky, kanë folur për Time se nuk mund të presin ndryshime të mëdha në strategjinë ushtarake dhe atë të zëvendësimit të shumë fytyrave.

Konvoji i tankeve ruse tentoi të thyej vijën mbrojtëse të ukrainasve, e pësuan keq – u goditën rëndë
Lexo po ashtu Konvoji i tankeve ruse tentoi të thyej vijën mbrojtëse të ukrainasve, e pësuan keq – u goditën rëndë

Ata paralajmëruan se të paktën një ministër do të shkarkohet, së bashku me gjeneralë të ngarkuar për kundërofensivë.

Gjithashtu shpjeguan se me këtë veprim, do të dënohen ata që janë përgjegjës për avancim të ngadaltë të Ukrainës në front.

“Nuk po shkojmë përpara”, thotë një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Zelensky.

Ai ka përmenduar sesi disa komandantë në vijën e parë të frontit kanë refuzuar urdhrat për sulm, madje edhe në rastet kur urdhrat vinin nga zyra e presidentit.

“Ata duan të qëndrojnë vetëm nëpër istikame të ruajnë vijat. Por kështu nuk mund ta fitojmë luftën”, porositi një bashkëpunëtor i presidentit ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Botë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori