LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Jam krenar që nuk i poshtëruam kundërshtarët tanë

Guardiola: Jam krenar që nuk i poshtëruam kundërshtarët tanë

Manchester City ka marrë një tjetër fitore në derbin lokal ndaj Manchester United duke triumfuar në Old Traford me rezultat 0-3.

Erling Haaland me dy gola dhe Phil Foden me një tjetër ishin realizuesit e golave për Citizens në këtë duel.

Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes, duke thënë se të fitosh në Old Traford gjithmonë është e bukur.


“Të luash në këtë stadium fantastik Old Trafford e të fitosh është shumë bukur. Në 10 minutat e para humbëm topa të thjeshtë dhe kjo ishte e rrezikshme. Pastaj pas golit të dytë ne e qarkulluam mirë topin dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Goli i dytë na ndihmoi për të qenë më të qetë dhe më të përsosur”, tha Pep.

Mançesteri vishet me ngjyrë të kaltërt, City ‘shkatërron’ Unitedin në Old Trafford
Lexo po ashtu Mançesteri vishet me ngjyrë të kaltërt, City ‘shkatërron’ Unitedin në Old Trafford

Erling Haaland kishte mundësi të shënonte het-trik, por ai vendosi të asistoj te Phil Foden i cili realizoi për 0-3, derisa Pep e vlerësoi norvegjezin.

“Kjo do të thotë se sa altruist është Haaland. Është një djalë që dëshiron të shënojë gola, por nëse ka mundësi të pasojë e bën atë. Erling pati një shans të jashtëzakonshëm në fundin e pjesës së parë dhe Onana bëri një pritje të jashtëzakonshme. Ata patën një rast me McTominay dhe Ederson bëri një pritje të shkëlqyer, por në pjesën e dytë, pas golit të dytë, ne ishim në maksimumin tonë”, vazhdoi tutje Guardiola.

Krejt në fund Guardiola tha se nuk kanë bërë ndonjë gjë shtesë për ta poshtëruar rivalin e tyre lokal.

“Manchester United gëzon shumë kur na mund, kështu që është normale për ne që të kënaqemi duke i mposhtur. Shikoni si ishte sot për Sir Bobby Charlton. ‘Old Trafford’ ishte i mrekullueshëm”.

“Ne respektojmë historinë dhe traditën dhe kemi fituar shumë në dekadën e fundit. Ne nuk bëmë ndonjë gjë shtesë për të poshtëruar kundërshtarët. Ishte gjithmonë e kundërta dhe kjo është arsyeja pse jam shumë krenar për klubin që përfaqësoj”, u shpreh trajneri katalunas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Sport
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori