LAJMI I FUNDIT:

“Ku lindin yjet” – Kampionati Botëror i IMMAF 2023 do të zhvillohet në Tiranë

“Ku lindin yjet” – Kampionati Botëror i IMMAF 2023 do të zhvillohet në Tiranë

Federata Shqiptare e MMA së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Arteve Marciale të Përziera (IMMAF) kanë konfirmuar se Kampionati Botëror IMMAF 2023 do të mbahet zyrtarisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Shteti shqiptar ka shënuar edhe një arritje historike në sport, duke siguruar mbajtjen e kampionatit botëror të arteve të përziera marciale në Tiranë dhe kjo është vetëm hera e dytë që një ngjarje e tillë mbahet në Evropë.


“Federata Ndërkombëtare e Arteve Marciale të Përziera (IMMAF) ka kënaqësinë të konfirmojë se Kampionati Botëror IMMAF 2023 do të zhvillohet zyrtarisht në Tiranë, Shqipëri, ndërmjet datave 20–25 nëntor, ndërsa regjistrimi i turneut do të bëhet më 19 nëntor”.

“Organizuar nga Federata Shqiptare MMA (ALBMMAF), Kampionati Botëror zhvillohet në Tiranë; Qyteti Evropian i Sporteve 2023, në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës. Kampionati Botëror IMMAF 2023 do të shënojë herën e dytë që ngjarja prestigjioze mbahet në Evropë”.

“Që nga viti 2014, më shumë se 125 garues të IMMAF kanë arritur sukses në promovimet më të mëdha profesionale të MMA në nivel global, duke përfshirë; UFC, BRAVE Combat Federation, BELLATOR MMA, PFL, Invicta FC dhe më shumë, duke e bërë IMMAF terrenin më të mirë të provës “Ku lindin yjet””, thuhet në njoftimin e IMMAF.

Në këtë organizim të madh pritet të marrin pjesë më shumë se 50 kombëtare të shteteve të botës dhe mbi 650 sportistë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori