LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që ishte mbajtur peng nga Hamasi përshkruan se si u rrëmbye dhe u fut në një ‘rrjet të madh’ tunelesh – kritikon autoritetet në Izrael

Gruaja që ishte mbajtur peng nga Hamasi përshkruan se si u rrëmbye dhe u fut në një ‘rrjet të madh’ tunelesh – kritikon autoritetet në Izrael

Një penge izraelite e liruar nga Hamasi ka përshkruar përvojën e saj të hidhur pasi ajo u rrëmbye nga persona të armatosur dhe u fut në një sistem tuneli në Gaza gjatë sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez në Izrael më 7 tetor, duke thënë “Kam kaluar nëpër ferr”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yocheved Lifshitz, një gjyshe 85-vjeçare, e cila ishte një nga dy pengjet e liruara nga Hamasi të hënën, rrëfeu momentin kur militantët e rrëmbyen atë nga shtëpia e saj në Nir Oz dhe e larguan me një motoçikletë drejt Gazës, gjatë së cilit “akt” ajo tha se ishte goditur.

Lifshitz theksoi se ajo u detyrua të ecte në tokë të lagësht dhe zbriti në një sistem tuneli nëntokësor që e krahasoi me një rrjetë merimangash, ku u përshëndet nga “njerëzit që na thanë se besojnë në Kur’an” dhe premtuan “të mos e dëmtojnë” atë dhe të tjerët.


Vajza e Lifshitz, Sharone, e cila ndihmoi në përcjelljen e komenteve të nënës së saj te gazetarët jashtë një spitali në Tel Aviv të martën, e quajti atë një “rrjet të madh” tunelesh.

Lifshitz tregoi se ajo fillimisht ishte grupuar së bashku me 25 persona të tjerë përpara se rrëmbyesit e saj ta ndanin në një grup më të vogël me katër individë të tjerë.

Hamasi publikoi një video që tregon momentin e lirimit të dy pengjeve - para lirimit, dy grave iu dhanë çaj dhe biskota
Lexo po ashtu Hamasi publikoi një video që tregon momentin e lirimit të dy pengjeve - para lirimit, dy grave iu dhanë çaj dhe biskota

Ajo tregoi se ata flinin në dyshekë në dyshemenë e tuneleve, hëngrën të njëjtin ushqim si luftëtarët e Hamasit dhe morën trajtim të rregullt nga mjekët gjatë burgosjes së saj.

“Ata ishin shumë bujarë me ne, shumë të sjellshëm. Ata na mbajtën të pastër”, tha Lifshitz. “Ata u kujdesën për çdo detaj. Ka shumë gra dhe ato dinë për higjienën femërore dhe janë kujdesur për gjithçka atje”.

Por Lifshitz akuzoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe shërbimin e inteligjencës Shin Bet se nuk i morën “seriozisht” kërcënimet nga Hamasi dhe tha se gardhi i kushtueshëm i kufirit të Gazës i ngritur nga Izraeli nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur komunitetin e saj nga sulmi i Hamasit.

“… Papritur një mëngjes të së shtunës, gjithçka ishte shumë e qetë. Pati një goditje të fortë në vendbanim”, tha Lifshitz.

Sipas saj, jo shumë kohë më vonë, “hordhitë” e luftëtarëve të Hamasit depërtuan nëpër gardhet “e shtrenjta” dhe vazhduan të vinin.

Ndërsa përfundoi fjalët e saj, Sharone tha se ndjenja e nënës së saj ishte se “historia nuk ka përfunduar derisa të kthehen të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori