LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Luan Mulliqi la pas vetes një fond të pasur artistik

Osmani: Luan Mulliqi la pas vetes një fond të pasur artistik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të skulptorit Luan Mulliqi.

Osmani ka thënë se skulptori ka lënë prapa vetes një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare, transmeton Telegrafi.


“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta skulptorit Luan Mulliqi. Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani.

Ndryshe, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka bërë të ditur se dje ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.

I ndjeri ka qenë anëtar korrespodent, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës. /Telegrafi/