LAJMI I FUNDIT:

“Mos u futni në kurthin që ua ka vendosur Hamasi” – ushtria izraelite thotë se “është zemërgjerë” me palestinezët

“Mos u futni në kurthin që ua ka vendosur Hamasi” – ushtria izraelite thotë se “është zemërgjerë” me palestinezët

Jonathan Concrius, zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit (IDF), ka deklaruar se Izraeli do të fillojë “operacione të rëndësishme ushtarake” në Rripin e Gazës vetëm kur civilët të largohen nga ajo zonë.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rripin e Gazës, të dinë se jemi shumë zemërgjerë kur bëhet fjalë për kohën. Kemi dhënë paralajmërimin – mbi 25 orë më parë. Nuk mund të them më shumë se kaq”, tha Concrius për CNN.

Ai porositi palestinezët që “të marrin gjësendet e tyre dhe të nisen drejt jugut”, transmeton Telegrafi.


Izraelitët parandalojnë futjen e militantëve të Hamasit në Izrael përmes detit, ua shkatërrojnë anijen – publikohen pamjet
Lexo po ashtu Izraelitët parandalojnë futjen e militantëve të Hamasit në Izrael përmes detit, ua shkatërrojnë anijen – publikohen pamjet

“Ruani jetët tuaja dhe mos u futni në grackën që ua ka përgatitur Hamasi”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

CNN raporton se gjysma e 2.2 milionë banorë në Rripin e Gazës jetojnë në pjesën që Izraeli u kërkoi të evakuohen.

Madje thuhet se dhjetëra mijëra palestinezë kanë shkuar në jug para paralajmërimit të parë të izraelitëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori